beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Zelanda e Re njohu Republikën e Kosovës

Zelanda e Re njohu Republikën e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se Zelanda e Re ka njohur Republikën e Kosovës.

Njohja është bërë përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, respektivisht përmes dhënies së pëlqimit për akreditimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, rezident në Londër. Njoftimin e ka bërë sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Zelandës së Re, përmes një note diplomatike dërguar ministrit të jashtëm te Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Zelanda e Re është shteti i 63 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Source:

Kommentare sind geschlossen