beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Windows Vista në gjuhën shqipe - Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Windows Vista

Windows Vista në gjuhën shqipe - Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Windows Vista

Microsoft ka publikuar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe për sistemin operativ Windows Vista. Nëse perdorni Windows Vista, pa marë parasysh se qfar edicioni, atëherë klikoni këtu për të shkarkuar pakon e gjuhës shqipe për sistemin tuaj operativ. Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows Vista-s siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows Vista-s.

Windows Vista

Windows Vista në gjuhën shqipe mund te shkarkohet falas ne adresen e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:

Windows Vista Albanian Language Interface Pack (LIP_sq-AL.mlc)
Kjo pako e ndërlidhjes shqip siguron një version të përkthyer pjesërisht të zonave të përdorura më gjerësisht të Windows-it.
http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=0e21eb7b-e01a-4fcc-b7f1-30e419da7f5b&DisplayLang=sq
Download -> LIP_sq-AL.mlc

Pasi të instalosh Windows Vista LIP-in, teksti në ekspertët, kutitë e dialogut, menytë, temat Ndihma dhe mbështetja dhe në njësitë e tjera në ndërfaqen e përdoruesit do të afishohet në gjuhën e LIP-it. Teksti që nuk është përkthyer do të jetë në gjuhën bazë të Windows Vista-s. Për shembull, nëse ke blerë versionin Spanjoll të Windows Vista-s dhe ke instaluar LIP-in Katalan, pak tekst do të mbetet në Spanjisht. Mund të instalosh më shumë se një LIP, kështu çdo përdorues i kompjuterit mund të afishojë ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën e tij të dëshiruar.

Kërkesat e sistemit

  • Microsoft Windows Vista.
  • Ndërfaqja e përdoruesit në gjuhën(t) vijuese: Anglisht.
  • 4.63 Mb hapësirë e lirë për shkarkim.
  • 15 Mb hapësirë e lirë për parametrizim.

Windows Vista Albanian Language Interface Pack punonë vetëm me versionet 32-bitëshe të Windows Vista dhe nuk mund të instalohen në versionet e mëparshme të Windows-it ose në versionet 64-bitëshe të Windows Vista-s.

Kommentare sind geschlossen