beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Uganda njeh pavarësinë e Kosovës

Uganda njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur permes puiblikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Republika e Ugandës, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Uganda është shteti i 88 që e njeh pavarësinë e Republikës se Kosovës.

Harta e Kosovës
Harta e Kosovës by Skender Gagica

Republika e Ugandës njohu pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 17 shkurt 2012 - Republika e Ugandës është shteti i 88-të që e njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

Lajmi për njohjen e Kosovës nga ky shtet është prezantuar nga kabineti i Zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një konferencë për media, ku është prezantuar edhe letra verbale e njohjes nga Republika e Ugandës. Uganda shtrihet në Afrikën Lindore dhe kufizohet me Sudanin e Jugut, me Republikën Demokratike të Kongos, Ruandën dhe Tanzaninë dhe ka kryeqytet Kampalan. Republikën e Ugandës ka rreth 32 milionë banorë.

Republika e Ugandës njohu pavarësinë e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1118

Uganda - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Uganda ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe është një vend kontinental. Kufirit tokësor i Ugandës përshkohet nga kufiri me Sudanin në veri, me Keninë në lindje, me Tanzaninë e Ruandën në jug, dhe RD të Kongos në perëndim.

Uganda

Republika e Ugandës zë një sipërfaqe prej 241 038 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 22 milion banorë, shumica e të cilëve janë banatu/banatinë. Kryeqytet i republikës është Kampala dhe gjuhë zyrtare shtetërore janë anglishtja dhe një gjuhë e quajtur suaheli. Sipas Kushtetutës së nxjerrë më 1995 Uganda është një republikë presidenciale.

Kommentare sind geschlossen