beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Tuvalu njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Tuvalu njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se Tuvalu, ka marrë vendim që të njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Tuvalu është vendi i 72 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme - Tuvalu njeh Republikën e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,607

Prishtinë, 19 nëntor 2010 - Misioni i përhershëm i Tuvalusë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës se Qeveria e Tuvalusë e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Tuvalu - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Tuvalu është shtet në jug të Oqeanit Paqësorë, një Monarki konstitucionale e Komonveltit britanikë, zë ishujt Elise (Ellice) me 26 km2 me një popullsi prej diku 10 000 banorëve. Kryeqytet ka Funafutin dhe si gjuhë zyrtare shtetërore është tuvalunishtja (dialekt polonezë) dhe anglishtja. Grupi i ishujve përbëhet nga nëntë Atollet dhe popullsia është poloneze. Zhvillohet peshkim dhe nga 1 tetori i 1978 është shpallur i pavarur.

Quellen

Kommentare sind geschlossen