beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Togo, shteti i 108-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Togo, shteti i 108-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar te Merkuren permes publikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Togo, një shtet që ndodhet në pjesën perëndimore të Afrikës dhe është i kufizuar në veri me Burkina Fasonë,në lindje me Beninin e në perëndim me Ganën, ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i Republikës së Togos Robert Dussey informoj ministrin Hoxhaj se shteti i tij, Republika e Togos, ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke u bërë shteti i 108 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flag of Togo

Prishtinë, 2 korrik 2014 – Republika e Togos ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Togo i është konfirmuar ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga homologu i tij togolez, Robert Dussey. Njohja nga Togo e çon në 107 numrin e shteteve anëtare të  Kombeve të Bashkuara, që e kanë njohur shtetin e Kosovës. Ministri Hoxhaj, në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ka pasur kontakte të shpeshta me homologun nga Togo, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij vendi. Më 20 janar të këtij viti, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Togos, Lome, ku gjatë takimit zyrtar me homologun Dussey, i ka dorëzuar kërkesën zyrtare për njohjen e pavarësisë. Po ashtu, para pak ditësh, gjatë vizitës zyrtare të Jeddah të Arabisë Saudite, ministri Hoxhaj është takuar sërish me ministrin e Jashtëm të Togos, në kuadër të lobimit për njohje. Ministri i Jashtëm i Togos, Robert Dussey, së shpejti pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Togo shtrihet në pjesën perëndimore të Afrikës, ka mbi 7 milionë banorë dhe është anëtare e Kombeve të Bashkuara nga 20 shtatori 1960.

Togo - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Togo ndodhet në perëndimore të Afrikës dhe në pjesë jugore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik. Kufirit tokësor i Togos përshkohet nga kufiri në veri me Burkina Fasonë,në lindje me Beninin, në perëndim me Ganën. Republika e Togos ndodhet në Afrikën perëndimore pranë Gjirit të Guinesë dhe zë një sipërfaqe prej 56 785 km 2 të cilën banojnë diçka më shumë se 4,27 milion banorë që i përkasin më se 40-grupeve të ndryshme etnike. Për kryeqytet kanë qytetin e quajtur Lome (Lomé) dhe gjuhën franceze për gjuhë zyrtare.

Kommentare sind geschlossen