beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Somalisë njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Somalisë njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton ne Webfaqen se MPJ´s se Republika e Somalisë, ka marrë vendim që të njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Republika e Somalisë është vendi i 69 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht postuar ministrit Hyseni, I cili gjendet në Nju- Jork, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Më tej në notën diplomatike thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti I Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe kohekzistencën paqësore në Ballkan.

Xhibuti - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Somalia ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe në pjesën lindore e jugore të vendit gjendet dalja në Oqeanin Indian. Kufirit tokësor i Somalisë përshkohet nga kufiri në jug-perëndim me Keninë, në perëndim me Etiopinë dhe një pjesë në veri-perëndim me Xhibutin.

Source:

Weblinks -> Kosovo Independence

Kommentare sind geschlossen