beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Singapori, shteti i 113-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Singapori, shteti i 113-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar me Daten 1 Dhjetor 2016 permes publikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Singapori, zyrtarisht Republika e Singaporit, një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve, qe shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit, kan marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar sot një notë verbale nga ministria i Punëve të Jashtme te Singaporit, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 113 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flag of Singapur

Singapori njeh Kosovën si shtet i pavarur dhe janë vendosur marrëdhëniet diplomatike

Prishtinë, 1 Dhjetor 2016 - Kosova është njohur sot nga Singapori dhe janë vendosur marrëdhëniet diplomatike. Në notën verbale, thuhet se "në përgjigje të letrës së Ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj të datës 24 qershor 2014 për Ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike”.

Singapori - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Singapori zyrtarisht Republika e Singaporit është një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore. Ai shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit. Territori i vendit përbëhet nga ishulli në formë rombi, zakonisht të referuara si Ishulli i Singaporit, dhe më shumë se 60 ishuj të vegjël. Singapori ndahet nga Malajzia gadishullore nga Ngushtica e Johorit në veri dhe nga Ishujt Riau të Indonezisë nga Ngushtica e Singaporit në jug. Vendi është i urbanizuar shumë. Territori i vendit zgjerohet vazhdimisht përmes bonifikimit, krijimit të tokës nga deti.

via Ministria e Punëve të Jashtme

Kommentare sind geschlossen