beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Malavit njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Malavit njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009, ka marrë vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Republika e Malavit është vendi i 64-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, është njoftuar me një notë verbale, e cila është përcjellë nga misioni i përhershëm i Republikës së Malavit në OKB përmes konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, se Republika e Malavit, më 14 dhjetor 2009 e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Në notën verbale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malavit po ashtu  theksohet se, në vijim do të ketë këmbim të mëtejmë formal midis ministres së Punëve të Jashtme  të Malavit, Eta E. Banda dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni në pajtim me aktin e njohjes.

Malevia - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Malevia ndodhen në pjesën jugore të Afrikës dhe përgjatë pjesën lindore të vendit ka dalje në Liqenin Malevianë. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në veri me Tanzaninë, në lindje me liqenin, në jug-lindje dhe jug me Mozambikun, në perëndim Zambian.

Sources:

Weblinks -> Kosovo Independence

Kommentare sind geschlossen