beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Hondurasit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Republika e Hondurasit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton ne Webfaqen e MPJ´s se Republika e Hondurasit ka marrë vendim që të njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Republika e Hondurasit është vendi i 70 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme - Hondurasi njeh Republikën e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,574

"Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, z. Mario Canahuati. Ministri Canahuati theksoi se Hondurasi është i vendosur që ta përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha rrafshet dhe institucionet ndërkombëtare si një vend mik me të cilin ka vendosur të ndërtojë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme miqësore dhe diplomatike."

Hondurasi - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Honduras është republikë demokratike në Amerikën qendrore. Vendi kufizohet në perëndim nga Guatemala, në jugperëndim nga El Salvador, në juglindje nga Nikaragua, në jug nga Oqeani Paqësor në Gjirin e Fonsekes, dhe në veri nga Gjiri i Hondurasit, në Deti Karaibe. Hondurasi ka një sipërfaqe prej 110.000 km² dhe një një popullsi prej pothuajse 7.500.000. Kryeqytet është Tegusigalpa.

Source:

Kommentare sind geschlossen