beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Gabonit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran [MPJ konfirmon]

Republika e Gabonit njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Telegrafi, nje portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë-Kosovë, njofton se Republika e Gabonit, vend qe ndodhet në pjesën perendimore të Afrikës ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, duke e rritur në 82 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Update: Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës konfirmon njohjen e Kosovës nga Republika e Gabonit.

Konfirmohet njohja e Kosovës nga Republika e Gabonit
Prishtinë, 13 tetor 2011 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka pranuar notën verbale të njohjes së shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, nga Republika e Gabonit.
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,984

Flag of Gabon

Republika e Gabonit njeh shtetin e Kosovës
http://www.telegrafi.com/?id=2&a=16903

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes së re për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit. Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli.

Republika e Gabonit - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Gaboni ndodhet në pjesën perendimore të Afrikës dhe në pjesen perendimore të vendit ka dalje në Oqeanin Atlantik. Gaboni në veri kufizohet me Kamerunin, në lindje e jug me Republikë e Kongos pastaj në perendim pason dalja në Oqeanin Atlantik deri në veri ku kufizohet me Guinejën Ekuatoriale.

Kommentare sind geschlossen