beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Çadit, shteti i 91-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Çadit, shteti i 91-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur permes puiblikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Republika e Çadit, shtet qe ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Çadit është shteti i 91të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Harta e Kosovës
Harta e Kosovës by Skender Gagica

Çadi njeh Republikën e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1282

Prishtinë, 1 qershor 2012 – Republika e Çadit është vendi i 91 që njeh shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

 

Ministri Hoxhaj gjatë takimit në Paris me ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki MahamatShkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh

Përmes një note verbale dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Qeveria e Republikës së Çadit ka konfirmuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet.

“Qeveria e Çadit njofton MPJ të Republikës së Kosovës se Republika e Çadit edhe formalisht njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale të Qeverisë së Çadit.

Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat.

Në këtë takim, ministri Hoxhaj kishte marr konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi.

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin.

Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena (N´Djamena). Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së miratuar është një republikë presidenciale.

Çadi - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Çadi ndodhet në pjesën qendrore-veriore të Afrikës. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin. Republika e Çadit zë një sipërfaqe prej 1,284 milion km2 në brendi të Afrikës Veriore dhe në të banojnë diçka më shumë se milion banorë. Kryeqytet Çadit është N´Xhamena. Gjuhë zyrtare shtetërore janë frëngjishtja dhe arabishtja. Që nga 1996, sipas kushtetutës së është një republikë presidenciale. Shtrihet mbi fushë basenin e Çadit dhe zgjatet në veri deri në malet Tibesti (Saharë).

Chad

Popullsia kryesisht i takon racës së zezë, arabë dhe një popull i quajtur kanuri. Për nga përkatësia fetare dominojnë myslimanët me 50% pas të cilëve vinë ndjekësit e feve dhe zakoneve tradicionale afrikane me 20-25%. Të krishterët përbëjnë diku 19% të popullsisë.

Kommentare sind geschlossen