beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika e Afrikës Qendrore, shteti i 77-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Afrikës Qendrore, shteti i 77-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njoftoj Javen e kaluar se Republika e Afrikës Qendrore, ka njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Afrikës Qendrore është vendi i 77 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flamuri i Afrikës Qendrore

Republika e Afrikës Qendrore njeh pavarësinë e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,868

Republika e Afrikës Qendrore u bë sot shteti i 77 që ka pranuar pavarësinë e Kosovës. Kjo njohje vjen në kohën e shtimit të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të përmbyllur procesin e njohjeve. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me të njëjtën dinamikë forcimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale. Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt. Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, dhe me Kamerunin.

Republika e Afrikës Qendrore - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikanë, në Afrikën ekuatoriale. Në veri kufizohet Republika e Afrikës Qendrore nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.

Kommentare sind geschlossen