beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Republika Islamike e Mauritanisë njeh pavarësinë e Kosovës

Republika Islamike e Mauritanisë njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Republika Islamike e Mauritanisë është vendi i 65-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Në notën verbale të njohjes, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, mes tjerash thuhet se “duke iu referuar letrës së Shkëlqesisë së tij, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, dërguar ministrit të jashtëm dhe të bashkëpunimit të Republikës Islamike të Mauritanisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit e Mauritanisë ka nderin të njoftojë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se, Republika Islamike e Mauritanisë ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe ka marrë vendim që të themelojë marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh”.

Mauritania - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Mauritania ndodhen në pjesën veri-perëndimore të Afrikës dhe në pjesën perëndimore të vendit gjendet një dalja në Oqeanin Atlantik. Pjesa tokësore e Mauritanisë kufizohet në veri-perëndim me Marokun (pjesën e shkretëtirës perëndimore të Marokut), në veri-lindje me Algjerin, në lindje e deri në jug me Malin, dhe në jug-perëndim me Senegalin.

Source:

Weblinks -> Kosovo Independence

Kommentare sind geschlossen