beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Qytetët Kosovare - Prizreni

Qytetët Kosovare - Prizreni

Komuna e Prizrenit me sipërfaqe prej 640 km2 (5.94 % teteritorit të Kosovës) gjendet ne jugperendim të Kosovës dhe me 76 vendbanime dhe me 220.776 banorë nga të cilët ne Prizren janë rreth 110.000 banore.

Prizreni shtrihet ne pjesën jugore të Rafshit të Dukagjinit, në rrugën që lidhte me parë bregdetin verior të tokave shqiptare dhe qendrat e tij qytetaro- tregtare me rajonet e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Të dhënat arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e një jete aktive në teritorin e Prizrenit të sotem qysh në antikitet e më përtej, kur njihej me emrin THERANDA e në këtë trevë banonte një popullësi e pastër ilire, Dardanët.Në shek XI njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Më 1019 përmendet si një seli e ipeshkevis të perandorisë Bizantine. Gjatë sundimit serb (shek XII-XIV) u vendosën në këto treva pjesëtarët e popullsis sllave. Në kohën e sundimit të mbretërve Dushan dhe Urosh, Prizreni qe herë pas here selia e mbretërive të tyre.

Kommentare sind geschlossen