beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Qytetët Kosovare - Peja

Qytetët Kosovare - Peja

Komuna e Pejës përfshin një hapësirë prej 603 km² ndërsa vetëm qyteti i Pejës ka një sipërfaqe prej rreth 20 km². Aktualisht Peja llogaritet të ketë mbi 150 mijë banorë.

Zhvillimi urban i Pejës, ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike, duke filluar nga kohët më të hershme gjë që dëshmohet nga trajtat e thirrjeve. Në literaturën e deritanishme, në lidhje me emërtimin e Pejës ekzistonin disa periudha të emërtimeve; ajo antike dhe ajo e mëvonshme. Territori i Pejës ka qenë gjatë historisë së vet, se pari pjesë e Dardanisë Ilire, pastaj në kuadër të Romës, Bizantit, Mesjetë e Serbisë, e më vonë e perandorisë Turke. Për historin antike të Pejës, rëndësi të madhe ka pasur vendbanimi antik në lokalitetin “Gradina”, që padyshim paraqet vazhdimsinë e vendbanimit të mëparshëm Dardan. është zbuluar edhe një numër objektesh arkeologjike që na shtynë të konstatojmë se këtu duhet të ketë qenë një qendër administrative municipiale e tërë Rrafshit të Dukagjinit.

Peja

Peja

Peja

Kommentare sind geschlossen