beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Papua Guinea e Re njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Papua Guinea e Re njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur permes puiblikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Papua Guinea e Re, shtet që ndodhet në Oqeani, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Papua Guinea e Re është shteti i 92 qe ka njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Harta e Kosovës
Harta e Kosovës by Skender Gagica

Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1464

Papua Guinea e Re konfirmon zyrtarisht njohjen e Kosovës

 

Prishtinë, 28 tetor 2012 – Përmes një letre dërguar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Papua Guineas së Re, Peter O\'Neill ka konfirmuar vendimin e Qeverisë së tij për të njohur Kosovën shtet sovran dhe të pavarur.

 

Në letër thuhet se njohja vjen si rezultat i bisedave të vazhdueshme që ka pasur në dy vjetët e fundit ndërmjet dy ministrive të Punëve të Jashtme dhe Qeverive.

 

“Dua t’i referohem bisedimeve që qeveritë e dy vendeve tona kanë pasur gjatë dy vjetëve të fundit, dhe të shpreh vlerësimin për mundësinë që këto bisedime na kanë dhënë të shkëmbejmë vështrimet për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet dhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Papua Guinea e Re”, thuhet në letrën dërguar Kryeministrit Thaçi.

 

Në këtë letër, Kryeministri Peter O\'Neill konfirmon vendimin e Qeverisë së tij për të njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

 

“Kam nderin që t’ju njoftoj, dhe përmes juve edhe Qeverinë e Republikën e Kosovës se Qeveria e shtetit të pavarur të Papua Guineas së Re, njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thotë Kryeministri O\'Neill në letër, duke uruar popullin dhe Qeverinë e Kosovës në përpjekjet dhe aspiratat e tyre.

 

Papua Guinea e Re (Papua New Guinea) shtrihet në Oqeani, në pjesën juglindore të Oqeanit Paqësor. Me një popullsi mbi 6 milionë banorë, kryeqyteti i Papua Guineas së Re është Port Moresby dhe është shtet anëtar i OKB-së që nga viti 1975.

Papua Guinea e Re - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Papua Guinea e Re, është shtet që ndodhet në Oqeani.Shtrihet në Lindjen e Ishullit "Guinea e Re". Port Moresby është kryeqyteti i Papua Guinesë së Re. Papua Guinea e Re është Mbretëri. Më 1 Dhjetor 1973 ka fituar autonomi nga Australia, dhe pastaj në vitin 1975 e shpalli pavarësinë.

Flag of Papua New Guinea

Papua Guinea e Re shtrihet në Oqeani, me një sipërfaqe prej 461.690 kilometra. Kufizohet në perëndim me Indonezinë. Gjatësia e brigjeve është 5.152 kilometra. Ka klimë tropikale, zakonisht ka reshje ndërmjet muajve Dhjetor-Mars. Ka Reliev fushor në afërsi të bregdetit, dhe reliev malor. Pika më e ulët është Oqeani Paqësor, dhe më e larta mali Wilhelm. Pasuritë natyrore janë : Ari, bakri, argjendi, nafta, gazi natyror etj.

Kommentare sind geschlossen