beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Omani, shteti i 75-të që e njeh pavarësinë e Kosovës [Updated]

Omani, shteti i 75-të që e njeh pavarësinë e Kosovës [Updated]

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Qeveria e Sulltanatit të Omanit, ka vendosur ta njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Omani është shteti i 75-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kosova

Ministria e Punëve të Jashtme - Republika e Kosovës vendos marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,629

Prishtinë, 4 shkurt 2011 - Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Sulltanatin e Omanit. Përmes ambasadës sonë në Londër kemi marrë letër nga Sulltanati i Omanit, i cili hap dyert për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës. Në letrën që ka mbërri në Ministrinë e Punëve të Jashtme thuhet: “U njohëm me vendimin e GJND lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe Qeveria e Sulltanatit të Omanit do të mirëpresë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, në të cilat ajo dëshiron të anëtarësohet”.

Sulltanati i Omanit është vendi i 75 që e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Omani - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Omani, emri zyrtar Sulltanati i Omanit, ndodhet në Azinë Jug-Perëndimore, posaqërisht në Jug-Lindjen e Gadishullit Arabik. Në Perëndim kufizohet me Arabinë Saudite, në Veri-Perëndim me Emiratet e Bashkuara Arabe, në Jug-Perëndim me Jemenin, në Lindje ka dalje në Oqeanin Indian, dhe në Veri-Perëndim në Gjirin Persik. Maskat është kryeqyteti i Omanit.

Kosovo Independence News & Weblinks

Kommentare sind geschlossen