beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Office 2007 në gjuhën shqipe

Office 2007 në gjuhën shqipe - Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Office 2007

Microsoft ka publikuar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe për Office 2007. Nëse perdorni Office 2007, pa marë parasysh se qfar edicioni, atëherë mund të shkarkoni pakon e gjuhës shqipe për Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint. Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Office 2007 siguron një ndërfaqe në shqip të përdoruesit për programet Word 2007, Excel 2007, Outlook 2007 dhe PowerPoint 2007. Duke përdorur Paketën e gjuhës Shqipe së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007, përdoruesit mund të punojnë në instalimin origjinal të mbështetur të versionit të gjuhëve të aplikacioneve të Office-it dhe të paraqesë komandat dhe opsionet për ato aplikacione në gjuhën e Paketës së gjuhës së ndërfaqes.

Download -> Office 2007 në gjuhën shqipe

Office 2007 në gjuhën shqipe mund te shkarkohet falas ne adresen e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:

Përmirësimi i Paketës (Update) së gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it nuk është i mbështetur. Nëse je duke përmirësuar Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007, të lutem, largo Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2003 para se të instalosh Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007.

Instruksione për përdorim

Për të kaluar ndërfaqen e përdoruesit në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2007 Shqip, ndiq këta hapa:

  1. Lësho Parametrat e gjuhës së Microsoft Office 2007 nga Menyja Nis\Gjithë programet\Microsoft Office\Veglat e Microsoft Office-it.
  2. Përzgjidh skedën Afisho gjuhën dhe, në listën me lëshim poshtë Afisho menytë dhe kutitë e dialogut të Microsoft Office në: përzgjidh gjuhën që dëshiron të afishosh. Gjuha që përzgjodhe duhet të jetë tani afishimi i parazgjedhur.
  3. Në skedën Afisho gjuhën është opsioni për të pasur përputhjen e afishimit të Office-it me afishimin e Windows-it. Gjuha aktuale e Windows-it do të listohet për ty. Nëse dëshiron që afishimi i Office-it të përputhet me afishimin e Windows-it, përzgjidh kutinë e shkallëzimit Vendos që gjuha e afishimit të Microsoft Office-it të përputhet me gjuhën e afishimit të Windows-it Ky parametër refuzon përzgjedhjen që bëre në Listën afisho menytë dhe kutitë e dialogut të Microsoft Office-it.
  4. Në skedën Gjuhët e redaktimit përzgjidh gjuhën që kërkon të aftësosh nga lista Gjuhët e redaktimit në dispozicion dhe kliko Shto. Gjuha që përzgjodhe nuk duhet listuar në listën Gjuhët e aftësuara për redaktim.
  5. Në skedën Gjuhët e redaktimit përzgjidh gjuhën që kërkon të jetë gjuha parësore e redaktimit nga lista Gjuha parësore e redaktimit.
  6. Kliko butonin Në rregull.

Parametrat e gjuhës që ke përzgjedhur do të kenë efekt herën tjetër kur të nisësh aplikacionet e Office-it. Ndihma nuk mund të kalojë në gjuhën e Microsoft Office Language Interface Pack 2007 – Shqip. Ndihma do të mbetet gjithmonë në gjuhën origjinale të instalimit. Vendos gjithmonë në gjuhën bazë ndihmën e afishuar në listën me lëshim poshtë.

Kommentare sind geschlossen