beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Office 2003 në gjuhën shqipe

Office 2003 në gjuhën shqipe - Pakoja e ndërfaqes së gjuhës për Office 2003

Microsoft ka publikuar ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe për Office 2003. Nëse perdorni Office 2003, pa marë parasysh se qfar edicioni, atëherë shkarkoni pakon e gjuhës shqipe për Word, Excel, Outlook dhe PowerPoint. Pakoja e ndërfaqes së gjuhës siguron një ndërfaqe në shqip të përdoruesit për Word 2003, Excel 2003, Outlook 2003 dhe PowerPoint 2003. Veglat që i përdor për detyrat e përditshme tani janë në dispozicion në gjuhën amtare duke e bërë përvojën e punës më të lehtë dhe më të këndshme. Me Pakon e ndërfaqes të botimit për Microsoft Office 2003, mund ta përdorësh softuerin në gjuhën amtare, duke përfshirë menytë, kutitë për dialog, mesazhet e gabimit dhe sinjalizimet, dhe fjalorin. Ndihma, shabllonet, dhe ekspertët mbesin në gjuhën bazë.

Download -> Office 2003 në gjuhën shqipe

Office 2003 në gjuhën shqipe mund te shkarkohet falas ne adresen e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:

Edicioni i Office 2003 ndërfaqe e pakos në Shqip siguron përdorues të ndërfaqes së përkthyer për programet e Microsoft Office 2003 në vijim:

  • Microsoft Office Word 2003
  • Microsoft Office Outlook 2003
  • Microsoft Office Excel 2003
  • Microsoft Office PowerPoint 2003

Këto programe të përshtatura për vendin janë në dispozicion për të ndihmuar në rritjen e produktivitetit për ty dhe organizatën tënde. Mund të ndeshesh me termet në këtë udhërrëfyes që janë të reja për ty. Fjalor i ndarë është përfshirë ashtu që mund të mësosh se çfarë domethënie kanë këto terme dhe se si ato aplikohen tek ty dhe detyrat e tua.

Kommentare sind geschlossen