beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës

Nigeria njeh pavarësinë e Kosovës

Radio Televizioni i Kosovës njofton se zëvendëskryeminsitri Behxhet Pacolli, ka marrë konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nigerisë per njohjen zyrtare të pavarësisë se Kosovës, duke e rritur në 83 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës.

Flag of Nigeria

Radio Televizioni i Kosovës - Nigeria njeh shtetin e Kosovës
http://j.mp/pgnY7H

Republika e Nigerisë ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmin e konfirmoi për RTK-në zëvendëskryeminsitri Behxhet Pacolli, i cili ndodhet në kontinentin e Afrikës në një turne lobues...

 

“Është një njohje shumë e rëndësishme. Kam pasur një ditë shumë të suksesshme. Mora konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nigerisë se sot e formalizon zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli. Gjithashtu, sipas Pacollit këto ditë pritet që vendin tonë ta njohë edhe Afrika e Jugut e cila ka dhënë garancione për një veprim të tillë.

Republika e Nigerisë - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Nigeria ndodhet në pjesën jugore të Afrikës veriore dhe në jug të vendit gjendet dalja në Oqeanin Atlantik. Kufirit i Nigerisë përshkohet nga kufiri me Nigerin në veri, në veri-lindje Çadin, në lindje dhe jug-lindje me Kamerunin, në jug me oqeanin dhe në perëndim me Beninin.

Kommentare sind geschlossen