beqiraj.de

Ein persönliches Blog über verschiedene Themen und Bereiche

Microsoft Software në gjuhën shqipe

Microsoft Software në gjuhën shqipe

Siq shkrova të Premten e kaluar, Korporata Amerikane e teknologjisë së kompjuterave Microsoft ka publikuar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe për sistemin ri operativ Windows 7. Kjo nuk është hera e parë qe Microsofti publikon Softuer në gjuhën shqipe: Ne bashkëpuinim me Qendren për Edukim dhe Përparim e cila njekohësihst është partner lokal i Microsoft-it në realizimin e projektit për lokalizimin e sistemit operativ Windows në gjuhën shqipe, Microsofti ka publikuar vitin e kaluar Pakon e ndërfaqes së gjuhës shqipe per sistemet e mëhershme operative Windows XP dhe Windows Vista, por edhe per shfletuesin Internet Explorer si dhe per suiten e softuerëve produktivë Microsoft Office. Te gjitha pakot e ndërfaqes se Softuerit te Microsoft-it në gjuhën shqipe mund te shkarkohet falas ne adresat e meposhtme:

Windows 7 Albanian Language Interface Pack

Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows 7 siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows 7.

Kërkesat e sistemit

  • Microsoft Windows 7.
  • Instalimi i gjuhës bazë të kërkuar të Windows 7: Anglisht.
  • 4.63 mb hapësirë e lirë për të shkarkuar.
  • 15 mb hapësirë e lirë për instalimin.

Windows Vista Albanian Language Interface Pack

Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows Vista-s siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows Vista-s.

Kërkesat e sistemit

  • Microsoft Windows Vista.
  • Ndërfaqja e përdoruesit në gjuhën(t) vijuese: Anglisht.
  • 4.63 Mb hapësirë e lirë për shkarkim.
  • 15 Mb hapësirë e lirë për parametrizim.

Windows XP Albanian Language Interface Pack

Pakoja e ndërlidhjes shqip për familjen e Windows XP siguron ndërlidhje shqip për përdoruesit për pjesën më të madhe të ndërlidhjes për përdoruesin e Windows XP.

Kërkesat e sistemit

  • Versioni anglisht i Windows XP me SP2 duhet të jetë i instaluar.
  • 4.63 MB hapësirë të lirë për shkarkim.
  • Rreth 15MB hapësirë të lirë për instalim.

Internet Explorer 8:

Internet Explorer 8 është versioni më i ri i browser-it të internetit që ju do ta gjeni atë së më të përshtatshmin për të punuar me të, që do të ju ndihmoj ju të gjeni të gjitha që ju dëshironi nga web-i më shpejtë, më lehtë, më private dhe më sigurtë se kurr më parë.

Kërkesat e sistemit

  • Sisteme operative të mbështetur: Windows XP, Windows Vista dhe Windows Server 2008.

Office 2007 në gjuhën shqipe - Albanian Language Interface Pack

Office 2007 Albanian Language Interface Pack siguron një ndërfaqe në shqip të përdoruesit për shumë programe të Microsoft Office 2007. Duke përdorur Paketën e gjuhës së ndërfaqes së Microsoft Office-it 2007, përdoruesit mund të punojnë në instalimin origjinal të mbështetur të versionit të gjuhëve të aplikacioneve të Office-it dhe të paraqesë komandat dhe opsionet për ato aplikacione në gjuhën e Paketës së gjuhës së ndërfaqes 2007.

Kërkesat e sistemit

  • Sisteme operative të mbështetur: Windows Vista; Windows XP Service Pack 2.
  • Softueri: Versionin anglisht të ndonjë pakete të Microsoft Office 2007 që përmban Excel, Outlook, Powerpoint ose Word.

Office 2003 në gjuhën shqipe - Albanian Language Interface Pack

Veglat që i përdor për detyrat e përditshme tani janë në dispozicion në gjuhën amtare duke e bërë përvojën e punës më të lehtë dhe më të këndshme. Me Pakon e ndërfaqes të botimit Office 2003, mund ta përdorësh softuerin në gjuhën amtare, duke përfshirë menytë, kutitë për dialog, mesazhet e gabimit dhe sinjalizimet, dhe fjalorin. Ndihma, shabllonet, dhe ekspertët mbesin në gjuhën bazë.

Kërkesat e sistemit

  • Sisteme operative të mbështetur: Windows XP Service Pack 2
  • Softueri: Versioni anglisht i ç’do edicioni të Office 2003 - për shembull, Microsoft Office Professional Edition 2003 ose Microsoft Office Standard Edition 2003 - ose versioni anglisht i një programi individual të Office 2003, e cila e mbështet Office 2003 ndërfaqen e pakos në Shqip - Excel 2003, Outlook 2003, PowerPoint 2003, ose Word 2003.
Kommentare sind geschlossen