beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Mbretëria e Tongës njeh pavarësinë e Kosovës

Mbretëria e Tongës njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar sot permes puiblikimit ne Webfaqen e MPJ se Mbretëria e Tongës, një shtet që ndodhet në në pjesën jug-perëndimore të Oqeanit Paqësor, me Daten 15 Janar 2013 ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mbretëria e Tongës është shteti i 106-të qe ka njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës.

Flag of Tonga

Arrin nota verbale e njohjes nga Mbretëria e Tongës

Prishtinë, 20 janar 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës.

Në notën verbale që Misioni Diplomatik i Mbretërisë së Tongës në Londër i ka dërguar Ambasadës së Kosovës në Londër, është përcjell njoftimi zyrtar i Qeverisë së Mbretërisë së Tongës për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. “Kam nderin të ju informoj se Qeveria e Madhërisë së tij, më 15 janar 2014, formalisht ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe se Qeveria e Tongës vendos marrëdhëniet me Kosovën”, thuhet në notën verbale. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak ditësh ka njoftuar opinion publik për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Tongës

Mbretëria e Tongës - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Tongoja është mbretëri në pjesën jug-perëndimore të Oqeanit Paqësor. Mbretëria e Tongos ka rreth 170 ishuj të Tongos dhe ishujt e quajtur Ishujt e Miqësisë që zënë një sipërfaqe prej 749 km2 në të cilën jetojnë mbi 99 000 banorë shumica e të cilëve janë polonezë. Kryeqytet ka Nuku´alofa dhe gjuhë zyrtare shtetërore gjuhen e quajtur tonganishtja dhe anglishten. Sipërfaqja e tokës është malore e mbuluara nga masat e mbetura nga lava e vullkaneve. Ka ishuj dheu dhe ishuj koraleve në perëndim tek gropa e Tongos.

Kommentare sind geschlossen