beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Mbretëria e Suazilandisë njeh pavarësinë e Kosovës

Mbretëria e Suazilandisë njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se Mbretëria e Suazilandisë, më 12 Prill 2010, ka marrë vendim që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Mbretëria e Swazilandit është vendi i 66-të që e ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër ka marrë sot, një note verbale nga ambasada e Swazilandit në Kuvajt me një shkresë përcjellëse të ambasadorit të Swazilandit në këtë vend, Princi Senzangakhona Phesheya Dlamini, i cili në cilësi të emisarit të posaçëm të ministrit të jashtëm të Swazilandit ka mbajtur kontakte dhe biseda për njohjen me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamitin.

 

Nota verbale nuk i adresohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës apo ndonjë institucioni tjetër në Kosovë, por ajo u drejtohet përfaqësuesve diplomatikë rezidentë dhe jo rezidentë të vet Mbretërisë së Swazilandit.

Në këtë notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Swazilandit i njofton misioneve veta diplomatike, se "Mbretëria e Swazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës".

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit, me qëllim të formalizimit të plotë të njohjes.

Suazilanda - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Suazilanda apo me ermin vetjak Ngvane është mbretëri në pjesën lindore të Afrikës Jugore që zë një sipërfaqe prej 17 364 km 2 e në të cilën jetojnë diçka më shumë se 879 000 banorë, para së gjithash popullsi e quajtur suazi (Swasi). Mbretëria për kryeqytet ka qytetin e quajtur Mbabane dhe ka dy gjuhë zyrtare shtetërore, gjuhen e vendasve suazi/suazishtja dhe anglishten.

Source:

Weblinks -> Kosovo Independence

Kommentare sind geschlossen