beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Mbretëria e Lesotos njeh pavarësinë e Kosovës

Mbretëria e Lesotos njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar permes publikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Mbretëria e Lesotos, një shtet që ndodhet në pjesën jugore të Afrikës dhe është i kufizuar nga të gjitha anët nga Republika e Afrikës së Jugut, me Daten 12 Shkurt 2014 ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministri i se Mbretërisë se Lesotos Tsekoa informoj  të martën ministrin Hoxhaj se shteti i tij, Mbretëria e Lesotos, ka marrë vendim për njohjen e Kosovës, duke u bërë shteti i 107 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flag of Lesotho

 

Pas njohjes nga Lesoto, Hoxhaj vazhdon lobimin në Afrikë

Prishtinë, 12 shkurt 2014 – Pas njohjes së Kosovës nga Mbretëria e Lesotos, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka filluar një turne lobues në kontinentin e Afrikës. Prishtinë, 20 janar 2014 – Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka pranuar të hënën notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Mbretëria e Lesotos. -> http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,2242

 

Mbretëria e Lesotos - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Lesoto ndodhen në pjesën jugore të Afrikës dhe është i kufizuar nga të gjitha anët nga Republika e Afrikës së Jugut. Ka një sipërfaqe prej 30,355 km² dhe një popullsi prej 2 milion 267 mijë banorë. Kryeqytet dhe qyteti më i madh është Maseru. Rreth 40% e popullsisë jeton nën nivelin ndërkombëtar të varfërisë me rreth 1.25 dollarë në ditë.

Kommentare sind geschlossen