beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Kiribati njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Kiribati njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton sot permes Prezences se saj ne Internet, se se Republika e Kiribatit me daten 21 Tetor 2010 ka marrë vendimin per njohjen e Republikes se Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Kiribatit është vendi i 71 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme - Kiribati njeh Republikën e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,599

Republika e Kiribatit ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kiribatit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës përmes një note verbale se ky vend ka marrë vendim për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me datë 21 tetor 2010. Në të njëjtën kohë, Republika e Kiribatit ka shprehur gatishmërinë që me Republikën e Kosovës të lidhë marrëdhënie bilaterale diplomatike për zhvillimin e raporteve miqësore dhe bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat politike, tregtare dhe ekonomike.

Kiribati - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Kiribati është shtet ndodhet në pjesën qendrore të Oqeanit Paqësor. Kiribati shtrihen mbi 1.351.000 kilometra katrorë në rajonin rreth ekuatorit. I përket vendeve të Komonuveltit. Ai është e vendosur rreth 4.000 milje në jugperëndim të Hawait.I takon ishujve të Oqeanit Paqësor, të cilat janë të referuara si Micronesia. Janë të ndarë në tri grupe ishujsh të cilët janë të përbërë nga: Ishujt Gilbert, Phoenix dhe ishujt e Lynn. Kryeqyteti i Kiribati është Bairiki i cili është i vendosur në jug të Tarava...

Quellen

Kommentare sind geschlossen