beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Katari njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Katari njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton se Katari, ka marrë vendim që të njohë Republiken e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran. Me akordimin e këtij akti, Katari është vendi i 73 që e njeh shtetin e pavarur të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme - Katari njohu Republikën e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,620

Prishtinë, 7 janar 2010 – Shteti i Katarit ka njohur Kosovën e pavarur dhe ka nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Në letrën e njohjes akorduar nga Kryeministri – Ministri i Jashtëm i Katarit Hamad bin Jassim bin Jabr Al-Thani thuhet se Shteti i Katarit pasi ka votuar për anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore, ka njohur pasaportat e lëshuara nga Qeveria e Kosovës, ka ndërmarrë këtë akt, njëkohësisht duke e autorizuar Përfaqësuesin Permanent të Katarit në OKB në New York, të shpallë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Përfaqësuesja e Republikës së Kosovës në New York, konsullja e përgjithshme Arta Rama ka nënshkruar aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kosovë - Katar.

Katari - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Katari është shtet në Lindjen e Afërme, i vendosur në gadishullin e vogël të Katarit i cili është pjesë e gadishullit Arabik. I vetmi shtet që kufizohet është Arabia Saudite, dhe ka dalje në Gjirin Persik.

Katari shtrihet në Gadishullin Arabik, me një sipërfaqe prej 11.437 km2. Kufiri me Arabinë Saudite është 60 kilometra, ndërsa ka 563 kilometra brigje.Jugu i Katarit është e kapluar nga shkretëtirat. Në Katar nuk ekziston lum ose liqen.Nevoja e ujit të pijes kryhet me anë të filtrimit të ujit të detit.Në këtë shtet klima është e llojit të shkretëtirës,dhe për këtë arsye në Katar ndodhet një sipërfaqe shumë të vogël të gjelbëruar.Klima është e nxehtë dhe e thatë, në muajtë e verës nxehtësia ngritet deri në 49°C. Gjatë dimrit me anë të reshjeve klima freskohet por nuk bëhet të ftohtë.

Kosovo Independence News & Weblinks

Kommentare sind geschlossen