beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Ishujt Solomon njohin Kosovën si shtet të pavarur

Ishujt Solomon njohin Kosovën si shtet të pavarur

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar me Daten 13 Gusht 2014 permes publikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Ishujt Solomon, një shtet që ndodhet në Melanezi, në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, në lindje të Papua Guinesë së Re. Më konkretisht, është në arkipelag Melanezisë në Oqeani, në lindje të Guinesë së Re, ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Ministri i Republikës së Togos Robert Dussey informoj ministrin Hoxhaj se shteti i tij, Republika e Togos, ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, duke u bërë shteti i 108 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flag of the Solomon Islands

Prishtinë, 13 Gusht 2014 – Ishujt Solomon e njohin pavarësinë e Kosovës

Shteti i Ishujve Solomon ka marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Vendimi për njohjen e Republikës së Kosovës nga Ishujt Solomon i është konfirmuar ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj. Njohja nga Ishujt Solomon e çon në 108 numrin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, që e kanë njohur shtetin e Kosovës. Së shpejti do të arrijë edhe nota verbale e njohjes së Kosovës nga Ishujt Solomon, që përbën njohjen e 14 nga shtetet anëtare të Forumit të Ishujve të Paqësorit, ku bëjnë pjesë vendet e rajonit të Paqësorit. Ministri Enver Hoxhaj, në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ka pasur kontakte dhe takime me homologun nga Ishujt Solomon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të këtij shteti. Ndër të tjera, ministri Enver Hoxhaj gjatë një turneu lobues në shtetet e Oqeanisë për sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Ishujve Solomon, Clay Forau Soalaoi, duke kërkuar njohjen e pavarësisë nga shteti i tij.

Ishujt Solomon - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Ishujt Solomon janë shtet në Melanezi, në jugperëndim të Oqeanit Paqësor, në lindje të Papua Guinesë së Re. Më konkretisht, është në arkipelag Melanezisë në Oqeani, në lindje të Guinesë së Re. Këta ishuj janë me origjinë vullkanike. Ishujt më të mëdhenj janë Guadalkanal, Santa Isabel, Makira, Malajta, Hxorxhia e Re, Çoizel, dhe aty janë edhe 992 ishuj të vegjël dhe atole. Ishujt kodrinorë janë të mbuluar me bimësi tropikale. Ndikimi i oqeanit ndikon në klimë të butë. Popullsi etnike, me 94.5% janë Melanizianët, Polinezianët me 3% dhe 1.2% Mikronezianët. Përveç tyre , në këta ishuj jetojnë edhe një numër i vogël i kinezëve, Indusëve dhe Evropianianëve., ishulli ka një numër të vogël kineze, indianëve dhe evropianët. Gjuhët e përdorura gjerësisht janë Tok Pisin dhe Bislama. Ishujt Solomon janë anëtare të Commonveltit. Ishujt më të afërta fqinje janë Nauru, Kiribati, Tuvalu, Fixhi dhe Vanuatu. Ishujt Solomon kanë një sipërfaqe prej 28 450 km, në vendin e 140 në botë, dhe në te jetojnë 470 000 banorë dhe radhitet në vendin e 160 në botë. Pavarësinë nga Mbretëria e bashkuar e ka fituar në më 7 korrik të vitit 1978.

via Ministria e Punëve të Jashtme

Kommentare sind geschlossen