beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Internet Explorer 9 në gjuhën shqipe për Windows 7 dhe Vista

Internet Explorer 9 në gjuhën shqipe për sistemet operative Windows 7 dhe Windows Vista

Microsoft ka publikuar sotë Versionin e ri te shfletuesit Internet Explorer 9 për sistemet operative Windows 7 dhe Windows Vista ne gjuhën shqipe. Ketë mund ta instaloni ne rast se ju ne Kompjuterin tuaj perdorni njerin nga këto sisteme operative: Windows Vista ose Windows 7. Internet Explorer është një shfletues interneti nga Microsoft për sistemin operativ Microsoft Windows.

Internet Explorer 9

Internet Explorer 9 për sistemet operative Windows 7 dhe Windows Vista mund te shkarkohet falas ne njeren nga adresat e meposhtme ne Qendrën e shkarkimeve te Microsoftit:

Windows Internet Explorer 9 ofron sajte uebi dhe aplikacione që duken dhe funksionojnë si aplikacione origjinale të një kompjuteri personal, gjë që mundësohet nga Windows.

  • I shpejtë: Internet Explorer 9 është i shpejtë në të gjitha aspektet. I projektuar për të shfrytëzuar plotësisht harduerin e kompjuterit personal nëpërmjet Windows, Internet Explorer 9 ofron eksperienca absolute dhe të pasura nga ana grafike, të cilat janë po aq të shpejta dhe reaguese sa dhe aplikacionet origjinale të instaluara në kompjuterin tuaj personal.
  • I qartë: Internet Explorer përqendrohet në sajtet e uebit që pëlqeni me një pamje të qartë dhe me zonën e pamjes të zmadhuar, që i bën të shkëlqejnë sajtet tuaja të uebit. Integrimi i padukshëm dhe intuitiv me Windows 7 ofron qasje me një klikim të vetëm në aplikacionet e uebit të mbërthyera direkt në shiritin e detyrave.
  • I besueshëm: Internet Explorer është rruga e besueshme për në ueb sepse ka një grup të fuqishëm teknologjish të inkorporuara për sigurinë, privatësinë dhe besueshmërinë, që ju mbrojnë nga rreziqet dhe mundësojnë shfletimin e pandërprerë.
  • Ndërveprues: Mbështetja për HTML5 dhe standardet moderne të uebit të arkitektuara për të shfrytëzuar GPU-në, do të thotë që i njëjti shënim funksionon jo vetëm në të gjithë uebin, por ekzekutohet më shpejt dhe ofron një përvojë më të pasur nëpërmjet Windows dhe Internet Explorer 9.

via IE Blog: Internet Explorer 9 Now Available in 93 Languages

Kommentare sind geschlossen