beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Haiti, shteti i 87-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Haiti, shteti i 87-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur permes puiblikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se shteti karibik Haiti, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Haitit është shteti i 87 që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Harta e Kosovës
Harta e Kosovës by Skender Gagica

Gjatë vizitës në Haiti, Ministrit Hoxhaj i konfirmohet njohja nga ky shtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me Ministrin e Punëve te Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë bërë publike njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga Haiti.

Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës. Republika e Haitit, është një shtet i Karaibeve me sipërfaqe prej 27,750 kilometra katrorë, me popullsi prej rreth 9,8 milionë banorë dhe ka kryeqytet Port-au-Princin.

Haiti - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Haiti përfshinë një të tretën perëndimore të ishullit Hispaniola në detin e Karaibeve, në lindje të Kubës. Si ish koloni e Francës, Haiti është shteti i dytë në hemisferën perëndimore, pas SHBA-ve , e cila ka shpallë pavarësinë.

Haiti

Haiti apo zyrtarisht Republika e Haitit zë një sipërfaqe prej 27 750 km2 në të cilën thuhet se tani jetojnë 8.924.553 banorë (1974: 4,749 m. ban.), për kryeqytet ka qytetin e quajtur porti i princit Port-au-Prince, dhe si gjuhë zyrtare e qeverisjes ka frëngjishte ndërsa popullsia fletë gjuhen e quajtur kreolisht. Njësi monetare ka monedhën Gourde (Gde., G.) me qindarkën e saj të quajtur centimes.

Kommentare sind geschlossen