beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Guajana, shteti i 99-të që e njeh pavarësinë e Kosovës [Updated]

Guajana, shteti i 99-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur permes puiblikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme të Kosovës si dhe ne Twitter, se Republika Ko-operative e Guajanës, një shtet në verin e Amerikën jugore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Guajana është shteti i 99-të qe ka njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Kosovës.

Flag of Guyana

Guajana njeh shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1626

Prishtinë, 16 mars 2013 – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues– Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Guajana - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Republika Ko-operative e Guajanës ose Guajana është një shtet në verin e Amerikën jugore. Kufizohet në veri nga Oqeani Atlantik, në lindje nga Surinami, në jug dhe jugperëndim nga Brazili dhe në perëndim nga Venezuela. Ajo është vendi i tretë më i vogël në Amerikën Jugore edhe është një nga katër territoret jo-spanjishte në kontinent me Brazilin, Surinamin dhe Guajanën Franceze. Para pavarësisë në vitin 1966 ishte quajtur Guajana Britanike.

Kommentare sind geschlossen