beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Grënada, Libia dhe El Salvadori njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Grënada, Libia dhe El Salvadori njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka konfirmuar ne Shtator te Vitit 2013 permes publikimit ne Webfaqen e Zyra e Kryeministrit se Grënada, shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine, Libia, shtet qe ndodhet në pjesën veriore të Afrikës me dalje në Detin Mesdhe, si dhe El Salvadori, shtet  i vogël që ndodhet në Amerikën Qendrore, ne Shtator 2013 kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Grënada, Libia dhe El Salvadori janë shtetet me Numrin 103, 104 dhe 105 qe njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Grënada - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Grënada është shtet dhe ujdhesë pranë Amerikës latine. Këtij shteti i takon ujdhesa Grënada me një sipërfaqe prej 3102 si dhe ujdhesat jugore Grënadeze që së bashku zënë një sipërfaqe prej 344 km2. Për kryeqytet ka qytetin e Shën Gjergjit, Saint George's që në vitin 1970 kishte 8600 banorë (7,500 më 1999). Gjuhë zyrtare e vendit është gjuha angleze ndërsa monedhë shtetërore është dollari i karibit lindorë (ES$) me qindarkën e quajtur cent.

Flag of Grenada

Republika e Kosovës - Zyra e Kryeministrit -> http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,3787

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Nju Jork u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele dhe me këtë rast pranoi edhe zyrtarisht njohjen nga shteti i Grenadës. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në shtetet përkatëse, si dhe për sferat në të cilat dy shtetet mund të bashkëpunojnë. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi e falënderoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për njohjen që Grenada i bëri Kosovës. Ministri i Punëve të Jashtme të Grenadës, Nickolas Steele, theksoi se shtetet e vogla si Grenada e Kosova duhet të aspirojnë të kenë shtete mike sa më shumë. Me këtë rast Ministri i Jashtëm Steele, theksoi se kemi kënaqësinë që jemi shteti i 102-të që njohim Republikën e Kosovës, mirëpo edhe shteti i radhës që e bën Kosovën të njohur nga shumica e vendeve të CARICOM-it. Gjatë takimit Kryeministri Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Steele, nënshkruan edhe formalisht themelimin e marrëdhënieve diplomatike.

Libia - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Libia ndodhet në pjesën veriore të Afrikës dhe përgjatë pjesën veriore të vendit ka dalje në Detin Mesdhe. Përndryshe sipërfaqja e këtij vendi kufizohet në lindje me Egjiptin, në jug-perëndim një pjesë të vogël meSudanin, në jug me Çadin e Nigerin, në pjesën perëndimore me Algjerin dhe në pjesën veri-perëndimore me Tunizinë pas së cilit vije vija bregdetare në Detin Mesdhe.

Flag of Lybia

Republika e Kosovës - Zyra e Kryeministrit -> http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,3789

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në Nju Jork në një takim të ndarë është takuar me Kryeministrin e Libisë, Ali Zeidan. Në takim u konfirmua njohja zyrtare nga Libia. Dy kryeministrat u pajtuan që në një të ardhme të afërt, Kosova dhe Libia të themelojnë misionet diplomatike dhe të shkëmbejnë ambasadorët.

Salvadori - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Salvadori është shteti më i vogël dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në Amerikën Qendrore. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh i vendit është San Salvadori. Santa Ana dhe San Miguel janë gjithashtu qendra të rëndësishme kulturore dhe trgëtare në vend dhe në të gjithë Amerikën Qendrore. Salvadori kufizohet me Oqeanin Paqësor në perëndim, me Guatemalën në veri dhe Hondurasin në lindje. Rajoni lindor i tij shtrihet në bregun e Gjirit të Fonsekës, përballë Nikaraguas. Në 2011, Salvadori kishte një popullsi prej rreth 6.251.495 banorësh, të përbërë kryesisht nga Mestizos.

Flag of EL Salvador

Republika e Kosovës - Zyra e Kryeministrit -> http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1906

Prishtinë, 4 tetor 2013 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes Konsullatës së Përgjithshme në Nju Jork, ka pranuar notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika e El Salvadorit. Në notë verbale, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së El Salvadorit e informon ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, për vendimin e Qeverisë së Republikës së El Salvadorit për njohjen e Republikës së Kosovës shtet sovran. Në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën, ministri Hoxhaj gjatë tre vjetëve të fundit ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Latine dhe Qendrore, ku ka takuar përfaqësuesit e lartë të shteteve të kësaj pjese të botës. Arritja e notës verbale nga El Salvadori ka formalizuar njohjen e Kosovës nga ky shtet, që shtrihet në Amerikën Qendrore dhe ka mbi gjashtë milionë banorë.

Kommentare sind geschlossen