beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran - Shteti i 97-të që e njeh pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar gjat ditës se sotme permes publikimit ne Webfaqen e MPJ-së "Shtetet që e kanë njohur Republikën e Kosovës" se Dominika, një shtet ishullor që ndodhet në në detin e Karaibeve, ka njohur pavarësinë e Kosovës. Dominika është shteti i 97-të qe ka njohur shtetin sovran dhe të pavarur të Republikës së Kosovës.

Dominica

Dominika njeh pavarësinë e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Dominika.
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1536

Autoritetet e Dominikas, po ashtu kanë dërguar edhe një letër, e cila i adresohet presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ku konfirmohet vendimi zyrtar i këtij shteti për njohjen formale të pavarësisë së Kosovë.

“Në emër të popullit të Komonvelthit të Dominikas, është kënaqësi e veçantë të ju informoj se Dominika njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Përgëzojmë përkushtimin e popullit të Kosovës për të ndërtuar një shtet të pavarur mbi bazën e parimeve të lirisë dhe demokracisë”, thuhet në letër.

Në të, po ashtu vlerësohet se që nga shpallja e pavarësisë së saj, Kosova ka demonstruar përkushtim për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtare, sidomos me Kombet e Bashkuara, për zgjidhjen e konflikteve me fqinjët e saj.

“Me këtë ne jemi të gëzuar të ju informojmë se pranojmë kërkesën tuaj për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Dominikën”, thuhet në letër, ku theksohet se Dominika planifikon të hap përfaqësi në Kosovë, duke shprehur mirëpritjen e përfaqësisë së Kosovës në Dominika.

Burundi - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Dominika është shtet i vogël në detit e Karaibeve. Dominikën duhet dalluar nga Republika Dominikane, gjithashtu shtet në detin e Karaibeve. Dominike ka qenë ishulli i fundit i cili është kolonizuar nga evropianët, përshkak se popullsia vendase kishte rezistuar një kohë të gjatë. Franca në vitin 1763 ka heqë dorë nga ishulli në favor të Britanisë së Madhe. Britanezët në vitin 1805 ishullin e kan shpallur koloni të vete. Në vitin 1978 Dominika ka shpallë pavarësinë.

Kommentare sind geschlossen