beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Dominican Republic recognizes Kosovo as an independent state

Republika Domenikane njohu Republikën e Kosovës

Prishtinë - July 11, 2009

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka marrë një letër, lëshuar nga Sekretariati i Shtetit i Republikës Domenikane për Marrëdhënie Ndërkombëtare, përmes së cilës shprehet pozicioni i qartë i Republikës Domenikane për Kosovën.

Në letër thuhet: "Qeveria e Republikës Domenikane, në bazë të autoritetit kushtetues dhe në pajtim me praktikat dhe normat ndërkombëtare për njohjen e shteteve është pajtuar ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës. Republika Domenikane përgëzon autoritetet dhe popullin e Kosovës për të arriturat dhe krijimin e strukturave institucionale që i mundësuan popullit të Kosovës të ketë shtet Sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht."

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i shpreh mirënjohje institucioneve dhe popullit të Republikës Domenikane dhe do të punojë në intesifikimin e raporteve deri në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Republika Domenikane është shteti i 62 që e ka njohur Kosovën.

Source:
The Dominican Republic recognises Kosovo's independence
http://www.ks-gov.net/MPJ/Home/tabid/161/ItemID/372/View/Details/Default.aspx - Download - PDF-Datei (PDF-Viewer)

Weblinks -> Kosovo Independence

Kommentare sind geschlossen