beqiraj.de

Tipps, Tools, Treiber, Software und mehr für Desktop und mobile Geräte

Brunei njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Brunei njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmaur se Sultanat Brunei Darussalam, i njohur në botë si Brunei, shtet që shtrihet në Azinë Juglindore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Sultanat Brunei Darussalam është shteti i 90të që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Harta e Kosovës
Harta e Kosovës by Skender Gagica

Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës
http://www.mfa-ks.net/?page=1,4,1214

Prishtinë, 25 prill 2012 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet. Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të përzemërta të ministrit të jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

 

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet. Brunei Darussalam, i njohur në botë si Brunei, është shtet sovran që shtrihet në Azinë Juglindore. Popullsia e Bruneit në vitin 2011 ka qenë 401,890 banorë, ndërsa aktualisht konsiderohet si shtet i ri i industrializuar, që ka vendin e dytë për nga rritja e indeksit të zhvillimit human në mesin e shteteve të Azisë Juglindore dhe klasifikohet si shtet i zhvilluar. Kryeqyteti i Bruneit është Bandar Seri Begawan, kurse është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që nga 21 shtatori 1984.

Brunei - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Brunei, zyrëtarisht Shteti i Bruneit Vend i Paqes, është shtet në Azinë Juglindore në veri të ishullit të Borneo-s. Laget nga deti i Kinës së Jugut. Kufizohet në të gjitha anët me Malajzinë përveq Veriut. Ai është i ndarë në dy pjesë nga Limbag, territor i Malajzisë. Brunei i ka fillet qysh në shekullin e shtatë, nën Perandorinë Sirivijayan me emrin Po-ni. Ai u bë shtet vazal i Majapahit para se ta përqafonte Islamin në shekullin 15.

Brunei

Indeksin e Zhvillimit Njerëzor Brunei e ka të dytin në Azinë Juglindore pas Singaporit dhe është i pranuar si Shtet i Zhvilluar. Bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Nd��rkombëtar Brunei u rradhit i 4-ti për Prodhimin Bruto të Vendit në PPP.

Kommentare sind geschlossen