beqiraj.de

Ein persönliches Blog über verschiedene Themen und Bereiche

Antigua dhe Barbuda njeh pavarësinë e Kosovës [Updated]

Antigua dhe Barbuda njeh pavarësinë e Kosovës [Updated]

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka konfirmuar me Daten 20 Maj 2015 permes publikimit ne Webfaqen e Ministrisë se Punëve të Jashtme se Shteti i Ishujve Solomon, një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve, qe ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos, kan marrë vendim zyrtar për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një notë verbale nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare, Charles Fernandez, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës, duke u bërë shteti i 111 anëtar i Kombeve të Bashkuara që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Flag of Antigua and Barbuda

Prishtinë, 20 Maj 2015 – Antigua dhe Barbuda njeh pavarësinë e Kosovës

Në notën verbale thuhet se Antigua dhe Barbuda e përshëndetë progresin e shënuar në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kontribuon për të mirën e të dy vendeve, dhe se këto bisedime do të ndikojnë në masë të madhe në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Antigua dhe Barbuda e përgëzojnë Kosovën për përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike të mbështetur në parimet e të drejtave të barabarta, drejtësisë dhe paqes dhe se e mirëpret bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Antigua dhe Barbuda - Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve (ang.Commonwealth). Ishujt ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos. Vendi përpos Antiguas përbëhet edhe nga dy ishuj: Barbuda dhe Redonda në jug-perëndim të vendit. Tërësisht vendi ka një sipërfaqe prej 442 km2. Në pjesën veri-perëndimore të vendit në një ngushticë të ishullit ndodhet kryeqyteti Saint John's Vendi është i njohur si eksportues i sheqerit, rumit dhe mëndafshit si dhe për krijimtarinë e objekteve artistike dhe tekstile. Po ashtu qytet është interesant edhe për udhëtimet e largëta , me disa objekte turistike si p.sh Pallati i gjyqit (1747), ruina Fort James (1703) si dhe katedralja Saint-John's (1834). Pas vitit 1632 këtu janë ardhur kolonizatorë e parë anglezë nga Saint Kitts dhe Nevis.

via Ministria e Punëve të Jashtme

Kommentare sind geschlossen